Sulm i dyfishtë me bomba në Damask, 74 të vdekur (FOTO)

PUBLIKUAR

Numri i përgjithshëm i të vrarëve në një sulm të dyfishtë me bomba kundër shiitëve që po e vizitonin një vend pelegrinazhi në Damask ka shkuar në 74, njofton Mbikëqyrësi Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Shumica e të vdekurve nga sulmi i së shtunës janë shiit të Irakut, të cilët po e vizitonin një varrezë afër Qytetit të Vjetër të Damaskut, transmeton Express.Ende asnjë grup s’e ka marrë përgjegjësinë. Por, televizionin “al-Manar” i Hezbollahut, njoftoi se sulmi u krye nga dy kamikazë me bomba.

Presidenti sirian, Bashar al-Assad, përkrahet në luftën në Siri nga milicitë shiite nga vendet si Iraku, Afganistani dhe Libani./Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...