Sukseset e pakta të Qeverisë, nën hijen e Demarkacionit dhe Asociacionit

PUBLIKUAR

Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Isa Mustafa, ka dështuar të përmbush prioritete e saja të planit qeverisës dhe përmbushjen e premtimeve parazgjedhore.

Dy vjet më parë kabineti qeveritar i përbërë nga koalicioni PDK-LDK dhe Lista Serbe, kishte marr miratimin në Kuvendin e Kosovës, por sipas njohësve të rrethanave politike koalicioni qeverisës nuk ka arrite t’i përmbush pritjet e qytetarëve.

Zhvillimi ekonomik, hapja e vendeve të punës, liberalizimi i vizave, kanë qenë disa nga premtimet e mëdha që kanë dhënë dy partitë në qeverisje, e të cilat nuk janë përmbushur, raporton lajmi.net.

foto-nga-neshkrimi-i-kolacionin-pdk-ldk
foto-nga-neshkrimi-i-kolacionin-pdk-ldk

Ditë jo të mira për kryeministrin Mustafa ishin parë që në fillim të mandatit të tij, ku u përball me protesta të mësimdhënësve, veteranëve e ikjen masive të qytetarëve nga vendi, për të vazhduar edhe më ato të partive opozitare.

Analisti politik, Imer Mushkolaj thotë se kjo qeveri mandatin e saj e ka filluar me krizë duke e vazhduar  me krizë dhe më gjasa që ta përfundojë në të njëjtën mënyrë.

“Gjatë këtyre dy viteve Qeveria më shumë është marr  me menaxhimin krizave shumicën e të cilave vetë i ka shkaktuar se sa që është marr me realizimin apo përmbushjen e planit apo programit qeverisës dhe përmbushjen  e premtimeve  të cilat z. Mustafa dhe partneri i tij i koalicionit PDK i ka dhënë gjatë fushatës zgjedhore”, ka vlerësuar Mushkolaj.

Ai po ashtu për lajmi.net ka thënë  se ekzekutivi ka dështuar në përmbushjen e prioriteteve  që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik, zbutjen e papunësisë, e në fusha tjera të rëndësishme siç janë arsimi, shëndetësia dhe lufta kundër korrupsionit.

Mushkolaj ka vlerësuar se edhe reforma fiskale që është proklamuar si sukses nga kjo qeveri, më shumë ka qenë në favor të bizneseve, se të qytetarëve.

Sipas tij, edhe ato pak të arritura që janë bërë gjatë këtyre dy viteve, kanë mbet nën hijen e dy temave atë të Asociacionit dhe Demarkacionit që sipas Mushkolaj, Qeveria më vetëdije është fundosur në këto dy problematika.

“Edhe nëse ka pasur ndonjë të arritur që është realizuar nga kjo qeveri, është e pamundshme që të mos ketë edhe aspekte pozitive por këto kanë mbet në hije e këtyre dy çështje politike, Asociacionit dhe Demarkacionit me Malin e Zi, të cilat ende nuk janë zgjidhur”, është shprehur Mushkolaj.

protesta-e-partive-opozitare
protesta-e-partive-opozitare

Disa nga të arriturat më të cilat mburret  kryeministri Mustafa gjatë mandatit të tij, janë nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, rekomandimi për heqjen e vizave, pranimi në UEFA e FIFA.

Qeveria Mustafa ishte votuar nga Kuvendi i Kosovës më 9 dhjetor të vitit 2014, gjashtë muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare. Në Kuvend kabineti qeveritar i Isa Mustafës kishte marrë 73 vota pro, 38 kundër dhe 2 abstenime./ lajmi.net

SHIKO MË SHUMË

22 aksidente me të lënduar në 24 orët e fundit, shqiptohen mbi 2 mijë e 400 tiketa trafiku

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë evidentuar 61 aksidente trafiku, prej të...

Policia jep detaje për vdekjen e punëtorit në Ferizaj: Dyshohet se ra nga shtatë metra lartësi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e punëtorit 54-vjeçar në Ferizaj, i...

Gruda tregon efektet e para të ligjit: Pas hyrjes në fuqi të ligjit, Specialja s`mund të arrestojë asnjë komandant të UÇK-së

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka treguar për disa efekte të Ligjit të ri...