Sugareski: LSDM-ja është kundë rënimit të arsimit në Maqedoni

PUBLIKUAR

LSDM-ja ka reaguar ndaj votimit të fundit të sërishëm të Ligjit për themelimin e universitetit ”Damjan Gruev”, pa praninë e opozitës, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas Goran Sugareskit, koordinator i grupit parlamentar të LSDM-së, me rishikimin e buxhetit, nuk janë paraparë mjete financiare për këtë universitet, duke shtuar se sjellja e ligjeve, siç thonë, ”në mënyrë kontrabanduese nga pushteti kriminal” janë në dëm të arsimit.

Sugareski theksoi se LSDM-ja dhe partnerët e koalicionit janë kundër rënimit të arsimit përmes ”vulosjes” së universiteteve që kanë për qëllim vetëm strehimin e kuadrit partiak dhe të dëgjueshmëve të pushtetit.

SHIKO MË SHUMË

Edhe sot kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhët e Kosovës

Edhe sot do të zbatohet kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit...

Sot mbahet provimi i Maturës

Sot në Kosovë do të mbahet provimi i Maturës, duke filluar nga ora 10:00,...

Moti sot

Të shtunën priten reshje lokale shiu, por temperaturat maksimale megjithatë pritet të shkojnë deri...