Suarezi po qesh me Barcelonën tani – thotë Berbatov

PUBLIKUAR

Ish-sulmuesi i Manchester Unitedit, Dimitar Berbatov, e ka kritikuar Barcelonën për mënyrën sesi e ka trajtuar Luis Suarezin, duke thënë se katalonasit po e paguajnë shtrenjtë largimin e tij drejt rivalit Atletico Madrid.

Sulmuesi bullgar e ka lartësuar Suarezin, duke thënë se Barça duhej të sillej më mirë me të, por se është uruguaiani ai që po qesh më së miri tani, transmeton Gazeta Express.

“Ai është makinë. Atletico është lider i La Ligës me një epërsi prej shtatë pikëve plus një ndeshje në dispozicion për ta luajtur. Suarez është duke qeshur me Barcelonën tani”, tha Berbatov.

Ai shtoi: “Jam i lumtur për të sepse mënyra sesi ata e trajtuan atë nuk ishte e mirë, sepse Suarez ishte ndër lojtarët më të dekoruar në klub. Barcelona tregoi mungesë respekti dhe Suarez nuk do të pendohet për asgjë, sepse po kalon shumë mirë në Atletico tani”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...