Suarezi i shpëton pezullimit, i gatshëm për derbin e Madridit

PUBLIKUAR

Luis Suarezi i ka shpëtuar pezullimit dhe si rrjedhojë do të jetë në dispozicion të Diego Simeones për derbin e Madridit të dielën në Wanda Metropolitano.

Sulmuesi uruguaian ishte në rrezik të mungonte kundër Real Madridit fundjavën e ardhshme nëse do të ndëshkohej me karton të verdhë në fitoren e Atletico Madridit 2:0 kundër Villarrealit të dielën, transmeton Gazeta Express.

Ai i shpëtoi ndëshkimit dhe si pasojë nuk do ta vuajë dënimit prej një ndeshje pezullim.

Simeone priti deri në minutën e 76-të për ta nxjerrë nga loja uruguaianin, duke e futur në fushë mesfushorin Geoffrey Kondogbia në vend të tij.

Suarezi kishte munguar në ndeshjet e mëdha të Atleticos këtë sezon, kundër Bayern Munich dhe Barcelonës, për shkak se ishte i infektuar me koronavirus.

Ai ishte rikthyer për ndeshjen kundër Real Madridit në Valdebebas, por ishte larg formës më të mirë në humbjen 2:0. /

 

 

 

 

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...