Suarez fillon stërvitjet me Barcelonën (Foto)

PUBLIKUAR

2

Luis Suarez është stërvitur me bashkëlojtarët e rinj të Barcelonës për të parën herë pasi Gjykata e Arbitrazhit Sportiv i dha atij dritë të gjelbër gjatë të enjtes.

Uruguaiani aktualisht është duke shërbyer suspendimin prej katër muajsh nga futbolli pasi kafshoi mbrojtësin italian Giorgio Chiellini gjatë ndeshjes mes dy kombëtareve në Kupën e Botës.

FIFA në fillim e përjashtoi atë nga të gjitha aktivitetet e futbollit, përfshirë stërvitjet, por pas ankesës, GJAS tha se ai mund të luajë në miqësore dhe të stërvitet normalisht.

Barelona menjëherë zbuloi se ish-sulmuesi i Liverpoolit do të fillojë të stërvitet qysh sot (e premte), derisa mund të bëjë paraqitjen e parë në ndeshjen e të hënës ndaj skuadrës Leon, një miqësore e vlefshme për trofeun Gamper. /Telegrafi/

21

22

23

24

 

SHIKO MË SHUMË

Gordon synon ta zë me gola Mbappen, shënon katër herë veç n’pjesën e parë

Skuadra e Newcastle Unitedit ka shënuar golin e pestë ndaj Qarabagut në ndeshjen e...

Mbyllet pjesa e parë, tri gola në Suharekë

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Ballkanit dhe Malishevës e vlefshme për...

Shkëndija e pamëshirshme ndaj Tikveshit

Futbollistët e KF Shkëndija morën një fitore të thellë 1-4 në transfertë ndaj Tikveshit...