Stuhia bën “kërdi” në Moskë, 12 të vdekur dhe mbi 120 të lënduar (Foto/Video)

PUBLIKUAR

Dymbëdhjetë vetë gjetën vdekjen dhe të paktën 125 u plagosën në Moskë dhe në rajonin e Moskës, duke përfshirë 17 fëmijë, si rezultat i stuhisë të së hënës, sipas një raporti nga Qendra Gjithë-Ruse e Mjekësisë së Fatkeqësisë.

 

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, stuhia çrrënjosi pemët dhe dëmtoi çatitë e ndërtesave.

Burimet nga shërbimet e emergjencave më parë u kanë thënë TASS se një person kishte gjetur vdekjen nga një pemë në rënie në jugperëndim të Moskës.

Gjithashtu bëhet e ditur se aeroportet e Mosodës në Domodedovo dhe Sheremetyevo kanë anuluar 13 fluturime dhe vonuan 33 të tjerë për shkak të motit të keq. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...