“Stuff Nation” lartëson turizmin shqiptar

PUBLIKUAR

20140726101238924600

“Të udhëtosh në Shqipëri për dy javë, shumë shpejt bie në dashuri me këtë vend të bukur. Duke nisur nga jugperëndimi, duhet vënë theksi tek plazhet e Ksamilit, Sarandës dhe Himarës, të cilat janë të pastra dhe të lira. Teksa ndodheni në këtë pjesë, vizitoni edhe Syrin e Kaltër, ku temperatura e ujit është 10 gradë celcius me pastërti dhe ngjyra të pabesueshme” shkruan më tej faqja Stuff Nation.

Faqja e internetit e Zelandës së Re, “Stuff Nation”, ka shkruar rreth bukurisë natyrore shqiptare duke e sugjeruar si një vend mjaft të këndshëm për t’u vizituar.

“Të udhëtosh në Shqipëri për dy javë, shumë shpejt bie në dashuri me këtë vend të bukur. Duke nisur nga jugperëndimi, duhet vënë theksi tek plazhet e Ksamilit, Sarandës dhe Himarës, të cilat janë të pastra dhe të lira. Teksa ndodheni në këtë pjesë, vizitoni edhe Syrin e Kaltër, ku temperatura e ujit është 10 gradë celcius me pastërti dhe ngjyra të pabesueshme” shkruan më tej faqja Stuff Nation.

Në artikull përmendet edhe Tirana dhe e cilëson si një vend që nuk duhet lënë pa vizituar, duke veçuar zonën e ish-bllokut me bare dhe restorante luksoze. Sa i përket pjesës veriore, përmenden Alpet Shqiptare me një pamje panoramike.

Gjithashtu, i kushtohet vëmendje edhe Thethit me dhoma të shumta për turistët, ku shërbehet ushqim i shijshëm tradicional shqiptar.

“Pasi kanë kaluar vite te tëra pas rënies së komunizmit, Shqipëria e cila ende perceptohet nga shumë persona si një destinacion i pasigurt, po transformohet teksa po bëhen përpjekje për tu kthyer në një vend të qëndrueshëm, pasi vendi po ecën drejt rrugës për në Bashkimin Europian. Megjithatë ka ende shumë punë për tu bërë derisa kjo të bëhet realitet” shkruhet më tej në artikull. / KultPlus.com

SHIKO MË SHUMË

Mesazh Urimi me rastin e Fitër Bajramit nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan, Zaim ef. Baftiu

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra! Në emër të Këshillit...

Mos e humb mundësinë përmes AD Company

AD Company kujdeset që qdo detaj të dallohet nga të tjerët, me punë dhe...

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...