Studimi i ri ka gjetur se coronavirusi mund të mbijetojë jashtë trupit të njeriut deri në nëntë ditë

PUBLIKUAR

Në bazë të studimeve që janë bërë deri më tani, është gjetur se coronavirusi mund të mbijetojë deri në nëntë ditë jashtë trupit të njeriut.

Analiza e 22 coronaviruseve të mëparshme, përfshirë SARS dhe MERS tregon se mund të mbijetojë dhe të mbetet infektive edhe nëse nuk është kapur për ndonjë organizëm të gjallë, deri në nëntë ditë në temperaturë dhome, transmeton Telegrafi.

Në raportin e botuar në Journal Infection Hospital, thuhet se ky virus mund të shkatërrohet nga temperatura e lartë dhe dezinfektuesit, që të mos përbëjë më rrezik. Megjithatë, nuk është bërë e ditur, se si vepron coronavirusi në ato rrethana.

“Në Bakër dhe çelik mund të mbijetojë deri në dy orë, por në karton apo plastikë qëndron shumë më gjatë dhe jemi duke shikuar në këtë drejtim”, ka thënë Dr. Rober Redfield.

Bazuar në atë që dihet për coronaviruset e ngjashme, ekspertët e sëmundjes thonë se shpërthimi i ri i virusit, i quajtur COVID-19, është përhapur kryesisht nga një person në tjetrin përmes kollitjes ose teshtitjes. Kontakti me mbetjet fekale, është po ashtu një mundësi e përhapjes së sëmundjes.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...