Strategu i fushatës së presidentit amerikan: Familja Trump ‘një dinasti që do të zgjasë për dekada’

PUBLIKUAR

Strategu i fushatës së presidentit amerikan Donald Trump ka thënë se familja Trump është “një dinasti që do të zgjasë me dekada”.

Brad Parscale, menaxher i fushatës së rizgjedhjes së Trump, në një kongres republikan në Kaliforni tha se familja e presidentit posedon “aftësi të jashtëzakonshme”.

Ai përmendi Ivanka Trump dhe burrin e saj Jared Kushner, që të dy mbajnë pozicione në Shtëpinë e Bardhë, dhe Donald Jr.

Donald Trump është i vetmi nga familja që mban postin e presidentit në Shtëpinë e Bardhë.

Duke folur me delegatët e partisë në Indian Wells, California, të shtunën, Parscale tha: “Trumpët do të jenë një dinasti që do të zgjasë për dekada, duke e shtyrë Partinë Republikane në një parti të re”.

Por ai rezistoi të thotë nëse fëmijët Trump do të kandidonin për detyrën e Presidentit.

“Unë thjesht mendoj se ata janë një dinasti”, i tha Parscale agjencisë së lajmeve Associated Press. “Unë mendoj se ata janë njerëz të jashtëzakonshëm me aftësi të jashtëzakonshme”, vazhdoi ai.

Ivanka Trump dhe burri i saj Jared Kushner kanë shërbyer të dy si këshilltarë presidencial të Shtëpisë së Bardhë që kur Trump mori detyrën në Janar 2017.

Sipas librit ‘Fire and Fury’ të publikuar bë vitin 2018 nga gazetari Michael Wolff, Ivanka Trump planifikoi të bëhej presidentja e parë femër e SHBA-së.

“Zonja Trump kishte bërë një ‘marrëveshje’ me burrin e saj që nëse dikush prej tyre do të kishte mundësinë të kandidojë për president, duhet të jetë ajo”, shkruan Wolff. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...