Stoltenberg: Rusia po shpërfill paqen dhe sigurinë ndërkombëtare

PUBLIKUAR

NATO ka akuzuar Rusinë se ka demonstruar “qartazi shpërfillje” për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, pasi ka dështuar të tregojë detaje për programin Novichok, agjentit nervor që është përdorur për të helmuar ish-spiunin rus në qytetin britanik Salisbury.

Duke folur në Bruksel, pas takimit me Sekretarin e Jashtëm britanik, Boris Johnson, shefi i NATO-s Jens Stoltenberg ka thënë se shtetet anëtare të aleancës së sigurisë janë të bashkuar në dënimin e sulmit dhe kanë ofruar mbështetjen e tyre për hetimet që po zhvillohen për këtë incident.

“Përgjigja e Rusisë deri më tani ka shfaqur një shpërfillje të qartë të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare”, ka thënë Stoltenberg.

Sergei Skripal dhe vajza e tij Yulia, vazhdojnë të jenë në gjendje kritike, pasi iu ekspozuan një agjenti nervor më 4 mars.

Britania thotë se ish-spiuni rus dhe vajza e tij i janë espozuar një agjenti nervor të prodhuar nga sovjektikët të quajtur Novichok dhe fajësojnë Moskën për sulmin. Rusia mohon çdo përfshirje në këtë incident.

Stoltenberg ka thënë se aleatët e NATO-s “vazhdojnë t’i bëjnë thirrje Rusisë që të ofrojë detaje për programin Novichok tek Organizata te Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike”. /rel/.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...