Sterling tregon më të mirët kundër Gjermanisë: “Ata e hëngrën fushën”

PUBLIKUAR

Rice dhe Phillips, sipas Sterling, ishin klas kundër Gjermanisë dhe e “hëngrën fushën”

Anglia është skuadra e radhës që ka prerë biletën për në çerekfinale të Kampionatit Evropian, raporton Gazeta Express.

“Tre Luanët” e kanë eliminuar Gjermaninë në 1/8 e finales duke e mposhtur 2-0 në ndeshjen që u zhvillua në Londër, në “Wembley”, raporton Gazeta Express.

Të dy golat erdhën në pjesën e dytë.

Fillimisht, në minutën e 75-të, Raheem Sterling arriti që të realizojë për 1-0, derisa Harry Kane doli në skenë duke shënuar në minutën e 86-të për 2-0.

Pas ndeshjes, Sterling ka lavdëruar dyshen e mesfushës së Anglisë, Declan Rice dhe Kalvin Phillips.

“Dy djemtë tanë në mesfushë, Rice dhe Phillips ishin klas, ata e hëngrën fushën, ishin bisha në mesfushë”, tha Sterling. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...