Sterling, çelësi i kalimit të Ronaldos në Manchester City

PUBLIKUAR

Raheem Sterling mund të jetë çelësi i kalimit të Cristiano Ronaldos në Manchester City, sipas mediave italiane.

Menaxheri i Ronaldos, Jorge Mendes, ndodhet në Torino për të biseduar për kalimin e portugezit në Etihad, raporton Gazeta Express.

Ronaldo dëshiron të largohet nga Juventusi, por Manchester City nuk është i gatshëm ta paguajë asnjë cent për ta marrë atë nga Torino.

Në anën tjetër, Juve i dëshiron të paktën 25 milionë euro për portugezin.

Megjithatë, ai nuk është problemi i vetëm për kalimin e Ronaldos në Premierligë, sepse City dëshiron ta largojë Raheem Sterlingun para se ta afrojë Ronaldon.

Sipas të përditshmes italiane Gazzetta dello Sport, e ardhmja e sulmuesit anglez mund të jetë vendimtare për të ardhmen e 36-vjeçarit.

Një marrëveshje shkëmbimi Ronaldo-Sterling nuk përmendet nga gazeta, por Barcelona ka treguar interesim për anësorin e kampionit anglez, prandaj, nëse Sterling kalon në Camp Nou, atëherë Ronaldo do t’i bashkohet Cityt.

Mendes pritet të takohet sot me drejtuesit e Juventusit. /Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...