Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq ka thënë se ky shtet nuk është duke u përballur me ndonjë kërcënim nga sulmet terroriste.
Ai këtë deklaratë e ka bërë gjatë përcjelljes së ushtrimeve të anëtarëve të Njësisë Speciale për Anti-Terrorizëm (SAJ).
Aty ai ka thënë se punojnë tërë kohën që të jenë gati të intervenojnë në secilën pjesë në Serbi nëse ndodh diçka “në luftimin e krimit të organizuar dhe akteve terroriste”, transmeton Klan Kosova.
“Sistemi i sigurisë është çdo herë aktiv dhe këtë qytetarët duhet ta dinë”, ka thënë Stefanoviq.


