Statistikat: Interi i Contes më i mirë se ai i Mourinhos

PUBLIKUAR

Inter i Antonio Conte ka mesatarisht më shumë pikë sesa skuadra e José Mourinho në 2010.

Interi ka një epërsi prej 11 pikësh ndaj Milanit të vendit të dytë dhe grumbullimi i 13 pikëve në tetë ndeshjet e fundit të sezonit do të jetë e mjaftueshme që Nerazzurët të fitojnë titullin e tyre të parë në Serie A në dhjetë vjet.

Ata kanë sulmin e dytë më të mirë në kampionat me 69 gola të shënuar dhe mbrojtjen më të mirë së bashku me Juventusin, me vetëm 27 gola të pësuar.

Nerazzurri gjithashtu ka një mesatare më të mirë se në vitin 2010, kur Interi i José Mourinho fitoi tripletën.

“Special One” kishte një mesatare 2.15 pikë për ndeshje atë sezon, ndërsa Conte ka 2.46 këtë sezon.

Vetëm Giovanni Trapattoni dhe Roberto Mancini kanë një rekord më të mirë.

‘Trap’ arriti 2.47 pikë për ndeshje në sezonin 1988-99, Mancini 2.55 në sezonin 2006-07. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...