Statistikat: Benzema para Haalandit dhe Lewandowskit

PUBLIKUAR

Ligat sapo kanë filluar në Evropë, por disa nga sulmuesit më të mirë të kontinentit veçse kanë “shpërthyer”.

Vetëm pesë xhiro janë luajtur deri më tani në pesë ligat kryesore të Evropës, me përjashtim të Ligue 1 të Francës, ku ata kanë luajtur gjashtë dhe Serie A ku janë luajtur 4, por disa shifra mbresëlënëse tashmë janë arritur.

1. Karim Benzema (11)

Në moshën 33-vjeçare, francezi është mirë dhe një ndihmë e madhe për Real Madridin dhe mirëkuptimi i tij me Vinicius ka çuar në një partneritet vdekjeprurës, siç u dëshmua edhe në fitoren 2-1 ndaj Valencias.

Benzema është në krye të renditjes me gjashtë gola dhe pesë asistime në vetëm pesë ndeshje.

2. Erling Haaland (10)

Norvegjezi e ka filluar sezonin pasi e përfundoi atë të fundit, duke shënuar gola për argëtim. Ai ka shtatë gola në emrin e tij në pesë ndeshje, një gol çdo 64 minuta dhe gjithashtu ka bërë tre asistime.

3. Robert Lewandowski (7)

Sulmuesi i Bayern Munich ka të njëjtin numër golash si Haaland (7) megjithatë ai ende nuk ka regjistruar ndonjë asistim. Sulmuesi polak sezonin e kaluar shënoi 41 gola në 34 ndeshje të ligës dhe duket se synon të arrijë një rezultat të ngjashëm edhe këtë edicion.

/Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...