Dje startoi sezoni i 10-të i Liga Total Lipjan ku u zhvilluan plot 18-të ndeshje.Liga e Parë hapi siparin ku u pan ekipe shumë kualitative e të organizuara gjë që tregon se do të ketë atmosferë shumë të mirë.
Ndërsa vëmendja ishte në SuperLigë ku u pa prezenca e plotë 18 skuadrave ”qelik” te forta.Rezultate të ngushta e ndeshje që vendoseshin nga gabimet e vogla treguan se do jetë një sezon shumë luftuar pasi që kundershtarë autsajder nuk ka.
Vision Agency menjëherë tregoi muskujt duke mundur Dobrajen 4-2 ndërsa Akllapi debutoi me fitore 3-1 ndaj Standard Benzit.Se kan ekipe të forta sivjet e treguan dhe Banulla,Rent a Car Shotani e Harilaqi që fituan ndërsa përshtypje të mirë lan dhe Arseko e Elsa Tech,ekipe këto të promovuara në SuperLigë.
Një gjë duket e sigurt sivjet,ndeshjet e forta e rivaliteti nuk do mungojn me gjithë këto ekipe kualitative e të organizuara.




