Stafi i Urgjencës në Lipjan mban trajnimin mbi bazat themelore emergjente të shpëtimit të jetës – AED (FOTO)

PUBLIKUAR

Drejtorati për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale në Komunën e Lipjanit, në bashkëpunim me Klinikën Emergjente – Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK ) gjatë ditës së sotme kanë zhvilluar trajnimin bazat themelore emergjente të shpëtimit të jetës – AED, me temen “Arresti Kardiak”, me stafin e Shërbimit të Urgjencës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan.
Me këtë rast, drejtori i Shëndetësisë dhe Përkujdesjes Sociale, Dr.Avdullah Fazliu, fillimisht ka falenderuar prof. Dr. Bastri Lenjani, drejtor i Klinikës Emergjente SHSKUK për iniciativën e mbajtjes së këtij trajnimi në shkëmbimin e përvojave të mira për stafin e Urgjencës pranë QKMF-së në Lipjan, i cili kurs do të ndihmon në punën e tyre të përditshme.
Ndërsa, pjesëmarrësit e këtij trajnimi janë pajisur me çertifikata të akredituara nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, njofton Komuna e Lipjanit.

13240681_1179131832098627_529898857149114904_n

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...