Spiunohet Porsche 911 i ri, zbulohet cilave modele iu përngjanë (Foto)

PUBLIKUAR

Në Nurburgring të Gjermanisë, është fotografuar makina e fundit nga Porsche.

Megjithëse është thënë se ky 911 nuk do të del shumë nga modelet e mëhershme, nuk janë dhënë detaje nëse do të ketë ndonjë veçanti, transmeton Telegrafi.

Por, këtë e kanë kuptuar spiunët e magazinave që merren me automobilizëm, që e kanë fotografuar gjatë procesit të testimit.

Megjithëse elementet kryesore janë të fshehura, mësohet se i është bërë një intervenim në përmirësimin e linjave.

Modeli i ri GT3, sipas ekspertëve përngjanë me AMG GT sa i përket pamjes së jashtme, kurse teknologjia e saj është e njëjtë me 911 R.

Megjithatë, sa i përket pjesës së teknologjisë, është vetëm supozim, sepse kjo po hamendësohet duke u bazuar në tingullin që ka lëshuar vetura gjatë lëvizjes. /Telegrafi/

spiunohet-porsche-911-i-ri-zbulohet-cilave-modele-iu-perngjane-foto-2

spiunohet-porsche-911-i-ri-zbulohet-cilave-modele-iu-perngjane-foto-3

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...