Spiunohet Aventador i ri, pritet të jetë Lamborghini më i fuqishëm deri tani (Foto)

PUBLIKUAR

Lamborghini Aventador ka mbushur shtatë vjet, andaj ndryshimi që do të pësojë trashëgimtari pritet të jetë i veçantë.

Deri më tani është përmendur se do të jetë një Performante, ndërsa pamjet e spiunuara që u postuan në internet, vetëm sa e konfirmojnë lajmin, transmeton Telegrafi.

Shtresa për kamuflazh, nuk ka mundur të maskonte pjesën e përparme që është shumë e madhe, ndërsa kapaku mbi motor ka formë më agresive. Gypi për nxjerrjen e gazrave është larguar, për tu zëvendësuar me dy tjera që ndodhen në mes të pjesës së pasme.

Njohësit kanë thënë se ky mund të jetë Lamborghini më i fuqishëm deri më tani, por kjo pritet të mësohet gjatë muajit të ardhëshëm, gjatë panairit të automobilave në Gjenevë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...