Spiunët rusë vërshojnë Serbinë

PUBLIKUAR

Përfaqësuesit më të lartë të CSTO’së, organizatë ushtarake e cila tenton të paraqet kundërpërgjigjen lindore ndaj NATO’s, ditët e ardhshme do ta vizitojnë Serbinë, ku do të vizitojnë shumë lokacione.

Ata do të marrin pjesë në Forumin rinor, ku do të bisedojnë me zyrtarët më të lartë serb, shkruan gazeta serbe “Alo”.

Me rastin e ditës së çlirimit të Beogradit, Shkolla kombëtare e mbrojtjes e Ushtrisë së Serbisë prej 18 deri 21 tetor organizon forumin rinor në kuadër të bashkëpunimit të Serbisë dhe CSTO’së, të cilën e përbëjnë gjashtë vende  të Evropës Lindore dhe të Azisë: Rusia, Bjellorusia, Kazakistani, Kirgizia, Armenia dhe Taxhikistani.

Në shkollën më të lartë ushtarake në Serbi, këtë javë priten 130 mysafirë nga gjashtë vende nën udhëheqjen e sekretarit gjeneral të kësaj organizate, gjeneral kolonelin armen Jurij Hachaturov.

Përfaqësuesit e këtij trupi tashmë kanë arritur në kryeqytetin serb, ku do të qëndrojnë katër ditë.

Sipas informatave nga burimet e gazetës serbe, të afërta me shërbimet e sigurisë së Rusisë dhe Serbisë, ata do të bisedojnë mbi bashkëpunimin në sferën e inteligjencës ushtarake.

Ekspertët e sigurisë, kanë thënë për “Alo” se në Serbi kanë arritur edhe qindra spiunë rusë, transmeton gazetametro.net.

Shefi i diplomacisë serbe Ivica Dacic thotë për këtë gazetë se Serbia bashkëpunon me të gjithë.

“Bashkëpunojmë edhe me CSTO edhe me NATO. Kjo vizitë është kontraktuar kohë më parë, dhe tema është lufta kundër terrorizmit. Kjo është ngjarje e rëndësishme dhe nuk është ndonjë takim i spiunëve siç e quajnë shumica”, thotë ai.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...