Sperma në Kosovë shitet për 200 euro

PUBLIKUAR

Në emër të mbulimit të shpenzimeve spitalet private paguajnë deri në 200 euro personat, të cilët dhurojnë spermë. Kjo shumë së paku konfirmohet në njërin spital në Prishtinë, derisa burimet thonë se pagesat shkojnë edhe më lart. Konfirmohet se studentët janë ata që nuk hezitojnë ta ofrojnë spermën si “donacion”

Deri në 200 euro paguhen personat, të cilët janë të gatshëm të deponojnë spermën me qëllim që ajo të përdoret për frytnim të asistuar mjekësor, shkruan “Zëri”.

Kjo shumë nuk është një pagesë për materialet që dhurojnë, por bëhet në emër të shpenzimeve të donatorit.

Këtë e ka konfirmuar drejtori i spitalit “Lindja”, Dërgut Aliu, pasi është pyetur nga gazetari i “Zërit” lidhur me procedurat për fekondimin e asistuar mjekësor.

Gjithë kjo pasi është hartuar një raport nga ana e Komisionit për Frytnimin e Asistuar Mjekësor (KFAM), që ka të gjetura alarmante lidhur me kryerjen e procedurave IVF në spitalet e licencuara në Kosovë për këtë punë.

Aliu ka thënë se në klinikën e tij Komisioni vetëm se ka bërë vizitën, por nuk ka bërë asnjë informatë kthyese. “Ne nuk kemi parë atë raport”, ka thënë ai.

Por, ai nuk ka hezituar të konfirmojë se gjetja e donatorëve në Kosovë është një problem në vete.

“Tash momentalisht ligji kërkon që donatorët të jenë anonimë”, ka thënë Aliu, derisa më herët, sipas tij, dhurimin e spermës dhe qelizave kanë mundur ta bëjnë vetëm familjarët për të afërmit e tyre. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Vjosa Osmani i kërkon presidentes ta kthejë fotografinë e Ibrahim Rugovës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tash deputete e LDK-së, ka reaguar lidhur me zhvendosjen...

Arrestohet në rajonin e Gjilanit një shtetas gjerman, policia ia gjen 43 armë të gjata automatike në veturë

Një shtetas gjerman është arrestuar sot në rajonin e Gjilanit nën dyshimin për përfshirje...

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj janë ndëshkuar tre persona për kundërvajtje...