Spektakël në Camp Nou, Barcelona fiton kundër Sociedadit

PUBLIKUAR

Barcelona e ka nisur me spektakël La Ligan duke e mposhtur me rezultat 4-2 Real Sociedadin. Një ndeshje spektakulare kjo që u bë shumë interesant sidomos në minutat e saj të fundit. Pique (19), Braithwaite (47, 59) dhe Sergi Roberto (91) shënuan për Barcelonën kurse për Sociedad shënoi Lobete Cienfuegos (82) dhe Oyarzabal (84)

Barcelona e ka nisur me spektakël La Ligan duke e mposhtur me rezultat 4-2 Real Sociedadin në Camp Nou.

Pjesa e parë filloi menjëherë me një dominim të Barcelonës ku rasti i parë në këtë ndeshje u shënua që në minutën e dytë ku Antoine Griezmann krijoi hapësirë dhe goditi topin që përfundoi mbi portën e Sociedad.

Griezmann do ta kishte edhe një mundësi tjetër për të shënuar në minutën e 10-të te ndeshjes por goditja e tij përfundoi afër shtyllës së majtë.

Braithwaite do të rrezikonte për herë të tretë golin e Sociedadit në minutën e 12 por goditja e tij u bllokua për të vazhduar aksioni me Griezmann që përsëri nuk arriti ta godas portën e kundërshtarit.

Goli i parë do të vinte në minutën e 19-të të ndeshjes. Memphis Depay do të krosonte për mrekulli në zonën e 16 metërshit të Sociedad ku Pique u lirua për mrekulli për ta zhbllokuar rezultatin.

Depay pati mundësinë që të shënonte në minutën e 28-të te ndeshjes ku lansoi një raketë nga një largësi e madhe por topi nuk ishte i saktë.

KLur mendohej që pjesa e parë do të përfundonte me rezultat 1-0, në skenë doli Martin Braithwaite ku një krosim të de Jong ai e shndërroi në gol në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë.

Pjesën e dytë Barcelona e nisi me ngadalë por e kontrollonte mirë ndeshjen. Në minutën e 47 Griezmann do të shënonte një gol por që doli të jetë në pozitë jashtëloje për shkak se de Jong ishte më i avancuar se francezi.

Mikel Oyarzabal do të tregohej për herë të parë i rrezikshëm para Netos se Barcelonës, por që goditja e tij përfundoj larg shtyllës pingule të majtë të portës.

Barcelona vazhdoi sulmet dhe Martin Braithwaite do të shënonte golin e dytë personal në këtë ndeshje në minutën e 59-të të ndeshjes.

Deri në minutën e 75 Barcelona menaxhonte mirë ndeshjen dhe në këtë minutë Pedri ishte shumë afër për ta shënuar golin e katër por që goditjen e tij e priti portieri.

Nga minuta e 80 Barcelona ra paksa nga loja dhe kështu pranoi dy gola për dy minuta, gjë që filloi t’ia vështirësojë punët.

Në minutën e 82 gol për Sociedadin shënoi Lobete Cienfuegos kurse dy minuta më vonë do të shënonte Oyarzabal.

 Por me këtë nuk përfundoi ndeshje.

Barcelona mori kontrollin dhe në minutën e parë shtesë të ndeshjes shënoi gol me anë të Sergi Robertos kurse Martin Braithwaite kësaj radhe ishte në rolin e asistuesit.

Pas kësaj fitoreje, Barcelona është në vendin e dytë pas Real Madridit që është në të parin e që mbrëmë fituan me rezultat 4-1.

Kjo është ndeshja e parë e Barcelonës që luan pa Messi në skuadër pas 15 viteve karrierë në Barcelonë të njërit prej ikonave të sportit me të popullarizuar në botë.  /GazetaExpress/

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...