Specialja publikon emrat e dhjetëra personave që pretendohet se janë vrarë dhe zhdukur, përmendet edhe fshati Kleçkë

PUBLIKUAR

Zyra e Prokurorit të Specializuar, për herë të parë ka publikuar emrat e disa nga viktimat që pretendohen se janë vrarë dhe disa të tjerëve që pretendohen se janë zhdukur me forcë, në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Komuna e Drenasit, si viktima të vrasjes përmenden: Emin Emini, Ibush Hamza, Hyzri Hajrizi, Shaban Hoti, Safet Hysenaj, Bashkim Rashiti, Lutfi Xhemshiti, Shyqyri Zymeri dhe Hasan Hoxha. Tutje, përmendet edhe Ajet Gashi.

Komuna e Lipjanit, si viktima të vrasjes përmenden: Bojan Cvetkoviq, Zarko Filipoviq, Dragoljub Tanaskoviq, Zivota Todoroviq, Dragan Vuçetiviq.

Po ashtu permenden edhe emrat të tjerë…

12. Lipjan/Lipljan Kleçkë/Klečka 3 April 1999 12.1 Arben AVDYLI
13. Lipjan/Lipljan Kleçkë/Klečka [REDACTED] 1999 13.1 [REDACTED]
14. Lipjan/Lipljan Kleçkë/Klečka 5 April 1999 14.1 Ymer XHAFIQI
15. Lipjan/Lipljan Kleçkë/Klečka 5 April 1999 15.1 Sherafedin AJETI
16. Lipjan/Lipljan Kleçkë/Klečka 5 April 1999 16.1 Veljko MARKOVIĆ
16.2 Nebojša ĐURIČIĆ

Komuna e Podujevës, si viktimë përmedet Osman Sinani,

Komuna e Rahovecit, përmendet Cvetko Pleviq, e po ashtu edhe Hysen Krasniqi.

Komuna e Suharekës, si viktima përmenden Latife Kololli dhe Rrushe Kololli.

Komuna e Ferizajt, si viktima të zhdukjes me forcë në përmenden: Rrahim Elezi, Riza Kiki, Faik Reci dhe Nezir Topojani. Kurse, në Suharekë.

Komuna e Gjakovës, përmendet Pal Krasniqi.

Komuna e Suharekës, konkretisht në fshatin Budakovë, përmenden Latife dhe Rushe Kololli.

Ndërkaq, Specialja më 15 shkurt  ka bërë të ditur se deri më tani ka siguruar mbi 300 dëshmitarë në rastin kundër ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli, si dhe ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi.

Procesi gjyqësor do të nisë më 3 prill.

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi ndodhen në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020, pasi akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Të katërtit janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që rëndojnë mbi ta.

Sipas Prokurorisë, në procesin e gjykimit do të përmenden mbi 40 vende ku pretendohet të jenë kryer krimet.

Prokuroria ka argumentuar se i duhen rreth 600 orë për paraqitjen e të gjitha provave – deri kah fundi i vitit 2024 apo fillimi vitit 2025 – ashtu që të ketë proces të drejtë gjyqësor.

Mbrojtja, në anën tjetër, ka kërkuar që procesi të mos zgjasë pafund dhe i ka kërkuar gjykatës që të shkurtojë kohën e paraqitjes së provave nga Prokuroria./Telegrafi/

Foto Ilustrim

SHIKO MË SHUMË

Burri rrahu gruan dhe vajzën në Lipjan, më pas u arratis

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Lipjan, ku burri...

Vrasje në tentativë në Brus të Lipjanit, e gjuajti me armë zjarri dhe u largua, i lënduari mori tretman mjekësor

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje pasdite në Brus të Lipjanit. Atje një burrë...

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Lipjan, e cila dyshohet se ka...