Specializantët kërkojnë paga nga qeveria në mënyrë që të mos ikin nga Kosova

PUBLIKUAR

Uran Halimi, përfaqësues i Këshillit të Specializantëve ka paralajmëruar protesta nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre për t’u paguar për punën që bëjnë.

Halimi i ftuar në emisionin Frontal ka thënë se kërkojnë që të kalojnë nga kategoria me vetëfinancim në kategori të rregullt e të paguhen për kujdestarit.

Sipas tij, janë 600 specializantë me financim.

“Protesta arriti inpaktin që ne synonim ta arrinim. Inpakti ynë ishte të arrinim numrin e specializantëve që kërkonin të drejtën tonë. Qëllimi i dytë ishte se patëm takim edhe me Komisionin Parlamentar për Shëndetësi dhe nesër na kanë ftuar në Komisionin Parlamentar për Buxhet dhe Financa. Protesta ishte për dy kërkesat tona elementare, kërkesa e parë të kalojmë nga kategoria me vetëfinancim në kategori të rregulltë, dhe këkresa e dytë është të paguhen kujdestaritë të cilat detyrohemi që t’i mbajmë. Kolegët tanë kujdestarojnë 24-orë, kujdestarojnë vikendeve e festave e për këto nuk paguhen”, ka deklaruar ai.

Halimi ka treguar se vetëm gjatë këtij viti në 1 mijë e 300 specializantë, 170 prej tyre kanë ikur, ose janë në proces të ikjes nga Kosova.

Sipas tij, në 5 vitet e ardhshme do të mbesin vëtëm 300-400 specializantë.

Ai ka thënë se bëjnë punën e njëjtë me specializantët e rregullt, por që nuk paguhen si ta.

Subvencione nga thesari i shtetit dhe ekzekutohen në kohë jo të rregullt.

SHIKO MË SHUMË

Policia në Prizren e gjobit me 300 euro nënën pasi la fëmijët të mbyllur në veturë në vapë

Një grua është gjobitur me 300 euro në Prizren, pasi i kishte lënë fëmijët...

Ngjarje e rëndë në Koshare, një grua 71-vjeçare gjendet e vdekur në bunar

Një grua 71-vjeçare është gjetur pa shenja jete në një bunar në fshatin Koshare...

Raportohet se një person është fundosur në Batllavë

Raportohet se në Liqenin e Batllavës një i ri është fundosur. Në vendin e ngjarjes...