Spanjë, moti i nxehtë shkakton alarm – Kinë, përmbytjet shkaktojnë viktima (Video)

PUBLIKUAR

Spanja ka shpallur nivelin e verdhë të alarmit, për shkak të temperaturave të larta që kanë përfshirë pjesën qendrore dhe jugore të vendit.

Qendra meteorologjike “Aemet” paralajmëroi se temperaturat në Madrid do të arrijnë të mërkurën në 38 gradë Celcius, ndërsa në vijim të javës ato do të rriten edhe më tepër.

Johannes Andersloan, një banor norvegjez i cili jeton në Madrid, i përshkruan kështu temperaturat e larta në Spanjë.

“Është shumë, shumë vapë. Ndihem si një pinguin në Sahara. Kam 17 vite që jetoj në Madrid, duhej të isha mësuar deri tani, por kjo nuk po ndodh”.

Ndërkohë që në Kinë, përmbytje të shumta në pjesën qendrore dhe jugore të vendit i kanë kushtuar jetën të paktën 100 personave, si dhe kanë shkaktuar një dëm ekonomik prej plot 3 miliardë dollarësh.

Qindra persona kanë braktisur shtëpitë e tyre, përcjell TCH.

Kancelarja gjermane Angela Merkel bëri thirrje për përpjekje më të madhe globale për të mbrojtur klimën. Nga Shën Pjetërburgu, ajo tha se objektivat e Konferencës së Parisit nuk janë të mjaftueshme.

“Përpjekjet për të luftuar ngrohjen globale e për ta mbajtur atë nën 2 gradë Celcius janë të pamjaftueshme. Prandaj kemi vendosur të rishikojmë parametrat çdo 5 vite, edhe pse është e dhimbshme. Kemi vënë re rritjen e emetimeve globale të dioksidit të karbonit dhe kjo duket vërtet kërcënuese”, tha Angela Merkel.

SHIKO MË SHUMË

Lladrovci për Halil Thaçin e Prebrezen: Me qejf a pa qejf kanë me u ulë me neve për u marrë vesh për çështjen e...

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrvoci, pas takimit me të parin e Prishtinës dhe atë...

Rama: Kompanitë e pastrimit të krijohen në bazë të komunave, kështu secila do të ishte përgjegjëse për zonat e veta

Përparim Rama, kryetar i Prishtinës, pas takimit me kryetarin e Drenasit dhe atë të...

Gjilan: Gjenden armë, granata dhe mjete të tjera të dyshimta gjatë punimeve në rrugë

Gjatë ditës së djeshme, në Gjilan janë gjetur disa mjete të dyshuara të pashpërthyera...