Spanja tashmë po përgatit njohjen diplomatike të Kosovës

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rrahje mes dy femrave në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuarat femra kosovare, janë përleshur në mes...

Policia gjenë armë pa leje tek një shtëpi në Llugaxhi

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar,...

Sipas mediave spanjolle, në zyrën e ministrit të Jashtëm, Josep Borrell, kanë arritur tashmë disa raporte për procesin e bisedimeve në nivelin më të lartë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sipas të cilave këto bisedime do të përfundojnë me një marrëveshje historike brenda katër deri në gjashtë muaj.

Dhe siç shkruan ky medium, përcjell Telegrafi, nëse ka “tym të bardhë” në Ballkan, Spanja do të kryejë njohjen diplomatike të Kosovës.

“Burime diplomatike të mediumit theksojnë se një marrëveshje ndërmjet Serbisë dhe Kosovës do t’i japë fund argumentit se shkëputja e këtij territori në shkurt të vitit 2008 nuk ishte e mbuluar nga e drejta ndërkombëtare. Nëse po, Spanja shpejt do ta njohë Kosovën”, shkruan moncloa.com.

Spanja është një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian – së bashku me Rumaninë, Sllovakinë, Greqinë dhe Qipron – që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, që ndodhi një dekadë më parë. Kosovën nuk e ka njohur as Bosnja fqinje, e cila ende nuk është pjesë e BE-së.

Megjithatë, po sipas këtij mediumi, qeveritë e njëpasnjëshme spanjolle të PP dhe PSOE kanë vuajtur presion të madh nga kryeqytetet e tjera evropiane për të bërë një gjë të tillë.

Burimet e lartpërmendura, shkruan ky medium, theksojnë se frika kryesore për Spanjën, përtej asaj që nuk i pëlqen formula e shkëmbimit të territoreve midis Serbisë dhe Kosovës, është se shembulli kosovar përdoret në dobi nga separatistët katalanas, të cilët mund të tundoheshin dhe të kërkojnë njohjen ndërkombëtare më vonë.

Në mes të debatit për një marrëveshje të mundshme mes Serbisë dhe Kosovës, kreu i diplomacisë spanjolle Josep Borell, ka thënë në fund të gushtit se ka ende një refuzim të fortë midis vendeve evropiane për një zgjidhje që do të kalonte përmes një shkëmbimi territoresh.

Kreu i diplomacisë spanjolle vuri në dukje se ka “shumë ngurrime” që bazohen në “një lloj kufijsh etnik të territoreve” pas raporteve që flasin për një shkëmbim të mundshëm të territorit në veri të Kosovës (i banuar nga serbë) në këmbim të një zone në Serbinë jugore (ku jetojnë kryesisht shqiptarët). /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person, iku nga burgu vitin e kaluar dhe kanosi ish-gruan e vëllanë e saj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan e ka arrestuar një person me iniciale M.G...

Escobar: Asociacioni vendimtar, do të duhej të insistonim më shumë në zbatim, se sa t’i bënim palët bashkë

Në ditën e tij të fundit të mandatit si Emisar i Shteteve të Bashkuara...

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...