Spanja në gjendje kritike, 182 viktima të koronavirusit për një ditë

PUBLIKUAR

Spanja në gjendje kritike, 182 viktima të koronavirusit për një ditë

Ka shkuar në 491 numri i viktimave të koronavirusit në Spanjë. Vetëm në 24 orët e fundit, në këtë shtet u regjistruan 182 vdekje të reja.

Numri i personave të infektuar për një ditë u rrit në dy mijë, duke e çuar në 11 mijë e 178 shifrën e përgjithshme të të infektuarve. Autoritetet i kanë mbyllur kufijtë dhe po vazhdojnë t’i mbajnë në karantinë të pjesshme 47 milionë banorë.

Më së shumti raste janë shënuar në Madrid dhe rrethinë – 4 mijë e 871 – dhe në vendin e dytë ndodhet Katalonja me 1 mijë e 394 persona të infektuar. Mbi një mijë persona janë shëruar.

Spanja është një ndër shtetet më të prekura nga virusi Covid-19 në Evropë pas Italisë.

Ndryshe, Bashkimi Evropian është duke e shqyrtuar mundësinë e mbylljes së tërë kufijve të jashtëm për udhëtarët për së paku një muaj, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

Masa të ashpra të izolimit ka marrë edhe Franca. Të gjithë francezët që dalin jashtë shtëpive dhe banesave duhet të kenë me vete një dokument ku vërtetohet arsyeja e lëvizjes.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...