Sot u shënua Dita e Dëshmorëve të Komunës së Lipjanit

PUBLIKUAR

Sot u shënua Dita e Dëshmorëve të Komunës së Lipjanit, me këtë rast Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti së bashku me familjarët e dëshmorëve, bashkëluftëtarë, veteranë dhe qytetarë të Lipjanit, nisën ditën me homazhe pranë shtatores së Komandantit Legjendar Adem Jashari.
Postimi i plotë:
Sot së bashku me familjarët e dëshmorëve, bashkëluftëtarë, veteranë dhe qytetarë të Lipjanit, nisëm ditën me homazhe pranë shtatores së Komandantit Legjendar Adem Jashari, për të nderuar me respekt e përulësi kujtimin e të gjithë atyre që ranë për lirinë tonë.
14 Qershori nuk është një ditë e zakonshme. Është një ditë kur zemra dhe mendja na shkojnë te ata që sakrifikuan gjithçka për një të ardhme më të mirë për ne. Ata që nuk e deshën luftën, por nuk pranuan robërinë. Ata që nuk kërkuan asgjë për vete, por na lanë gjithçka, na lanë lirinë.
Liria nuk ka ardhur vetë, as nuk ka rënë nga qielli. Ajo është ndërtuar me mund, me sakrificë dhe me gjakun e dëshmorëve tanë. Sot, ajo jeton në rrugët që shkelim, në shkollat ku mësojnë fëmijët tanë dhe në çdo fjalë shqipe që e themi pa frikë.
Ne nuk kemi të drejtë ta harrojmë këtë të kaluar. As të heshtim kur dikush tenton ta shtrembërojë apo ta përdhosë. Dëshmorët nuk dhanë jetën që liria të bëhet mjet i politikës së ditës apo i përfitimeve personale.
Borxhi ndaj tyre nuk shlyhet me fjalë. Ai kërkon përkushtim për një shtet që funksionon, me arsim cilësor, me shëndetësi dinjitoze, me ekonomi që u jep të rinjve arsye për të qëndruar këtu. Me udhëheqje që bashkon dhe ndërton, jo që përçan dhe shkatërron.
Kujtimi për dëshmorët nuk jeton vetëm në përmendore. Ai duhet të jetojë në shpirtin e brezave të rinj, si edukatë, si kulturë dhe si krenari për historinë tonë.
Prandaj do të vazhdojmë të investojmë në Monumentin e Dëshmorëve dhe Martirëve të Komunës së Lipjanit, ku do të skaliten me nder emrat e atyre që ranë për këtë tokë, si një thirrje për çdo brez.
Mos e ndërtoni të ardhmen duke harruar të kaluarën!
Lavdi përjetë dëshmorëve tanë!
Respekt dhe mirënjohje të thellë për familjet e tyre, për veteranët dhe për të gjithë ata që i shërbyen lirisë!

SHIKO MË SHUMË

Gjuajtje me armë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar gjuajtje me armë zjarri, sipas dëshmitarit m/k,...

Aksident te rrethi i Lipjanit, policia del në vendin e ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash tek rrethi i Lipjanit. Sipas pamjeve të...

Therje me thikë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima mashkull kosovar, ishte rrahur nga...