Tre të rinj humbën jetën si pasojë e një aksidenti që ndodhi të shtunën në rrugën Shtime-Suharekë, saktësisht në fshatin Duhël. Varrimi i tyre do të bëhet sot në ora 12:00.
E varrimi i dy lipjanasve do të bëhet sot, me fillim nga ora 12:00 (me drekë).
Njoftim është bërë përmes rrjeteve sociale, ku u theksua se ceremonia e varrimit do të fillojë nga familjet e të ndjerëve duke vazhduar në xhaminë e fshatit Llugaxhi, e për të vazhduar tek varrezat e vjetra të fshatit (Rruga Sherif Konjufca).


