KEDS vazhdon të realizojë punime me qëllim të mirëmbajtjes së rrjetit të furnizimit. Për shkak të këtyre punimeve, në disa rajone të Kosovës do të ketë reduktime të energjisë elektrike.
Sipas komunikatës së KEDS-it, rajonet që nuk do të kenë energji elektrike, janë Prishtina, Prizreni, Gjakova dhe Ferizaj.
Më 02.06.2016 ne NS-110/35/10kV-Lipjan do te shkyçet:
Dalja 10Kv-Bzaza e Asfaltit kodi 41000005 nga ora 13:00 deri në 16:00.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Jeta e re, Gracka e Vjetër, Topliqani, Gracka e vogël si dhe konsumatorët komercialë te kësaj dalje 10kV.
Arsyeja e shkyçjes: punë e planifikuar sipas kërkesës se Kompanisë Elektroing për vendosjen e shtyllës së betonit sipas pëlqimit elektroenergjetik


