Sot nga ora 17:00, lamtumira e fundit për Skender Gërbeshin

PUBLIKUAR

Nesër pritët ti jepet lamtumira e fundit Skënder Gërbeshit, nga ora 17:00 në varrezat e fshatit Sllovi të Komunës së Lipjanit.

Këtë e ka konfirmuar për LipjaniNews,Valon Gërbeshi i afërm i të ndjerit ku ka thënë se tashmë kufoma e të ndjerit ka arritur në Kosovë dhe se nesër pritet ti jepet lamtumira e fundit.

“Lamtumira e fundit për Skender Gërbeshit nesër, e shtunë (10.09.2016) nga ora 17:00!

Ju njoftomë se nesër(E shtune 10.09.2016) nga ora 17:00, i jepet lamtumira e fundit djalit të migjes tim Skënder Gërbeshi. Varrimi i të ndierit bëhet në varrezat e lagjes Grëbeshi në fshatin Sllovi-Komuna e Lipjanit, ka thënë  Valon Gërbeshi, i afërm i të ndjerit, transmeton LipjaniNews.com

Disa ditë më herët u bë edhe varrimi i djalit Dition Gërbeshit, djali i Skender Gërbeshit, të dytë ishin duke u mjekuar në spitalin e Turqisë, ku fatkeqësisht nuk ju shpëtuan plagëve.

E gjithë kjo erdhi si pasoj e një shpërthimi të një bombole gazi në shtëpinë e tashmë të ndjerit Skender Gërbeshit, transmeton LipjaniNews.com

Ngushëllime Redaksia LipjaniNews.

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...