Sot në shtatë fshatra të Lipjanit do të ketë shkyçje të energjisë me asistim të Policisë së Kosovës

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...

Keds ka njoftuar qytetarët e fshatrave Torinë, Dobrajë e Madhe, Qylagë, Poturoc, Medvec, Vërshec, Magurë se nga nesër do të ketë shkyqje me asistim të Policisë së Kosovës.

Nëpërmjet një njoftimi që kanë vendosur në shtyllat elektrike të këtyre fshatrave bëhet e ditur se “KEDS është i gatshëm për të siguruar energji elektrike për të gjithë konsumatorët që paguajnë. KEDS nuk mund të sigurojë energji elektrike për ata konsumatorë, që nuk paguajnë Faturat e tyre. Njoftoheni se me datën 21.07.2016 do të bëjmë Shkyçje me asistim të Policisë së Kosovës në Fshatin tuaj, te ata Konsumatorë të cilët nuk kanë paguar”, transmeton LipjaniNews.com

Po ashtu KEDS ka lutur të gjithë konsumatorët që ta bëjnë pagesën e energjisë elektrike që mos të vijë deri te shkyçja nga Rrjeti

“Ju lutem, të bëni pagesën e energjisë elektrike që mos të vijë deri te shkyçja nga Rrjeti.Afati për pagesë ka qenë deri me datë 08.07.2016. Pasë kësaj date ju mund të jeni objekt i shkyçjeve të rënda duke iu konfiskuar kabllot dhe njehsorët elektrik. Çdo rikyçje ilegale, do të  procedohet për Gjykatë.  Pagesat e energjisë elektrike mund të bëhen edhe në të gjitha sportelet e Postës së Kosovës, Western Unionit, Banka, pa pagesë shtesë.”, thuhet në këtë njoftim që është vendosur nëpër këto fshatra, transmeton LipjaniNews.

LipjaniNews mëson se pas këtyre shkyçjeve KEDS do të vazhdoj edhe në fshatra të tjera në territorin e Komunës së Lipjanit.

FotoLipjaniNews.com

12f82f0d-a9d8-4c5e-a051-24003da49539 0c340592-cb92-4c3f-9eae-8b03e563d85b

SHIKO MË SHUMË

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...