Partitë politike mbaruan me tubimet e tyre të fundit, me çka dhe përfundoi fushata zgjedhore prej 20 ditëve, ndërkaq prej mesnatës ka filluar “heshtja zgjedhore” e cila do të zgjasë deri në mbarimin e votimit më 11 dhjetor të këtij viti
Sipas rregullave të Kodit Zgjedhor, prej mesnatës në kontekst të “heshtjes zgjedhore”, nga hyrja e saj në fuqi, deri në mbylljen e kutive zgjedhore, janë të ndaluara të gjitha format e paraqitjes zgjedhore mediale të pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore.
Sipas ligjit, gjatë “heshtjes zgjedhore”, mediat nuk guxojnë të shpallin informata, fotografi, audio dhe video materiale lidhur me pjesëmarrësit në zgjedhje. Shkelje e “heshtjes zgjedhore” konsiderohet edhe lajmërimi i hapur apo i fshehur për ndonjë fushatë zgjedhore./Portalb/


