Sot fillon ndërtimi i Qendrës së re Kulturore në qytetin e Lipjanit

PUBLIKUAR

Kryetari Imri Ahmeti ka bërë të ditur se sot ka filluar ndërtimi i Qendrës së re Kulturore – një hapësirë moderne dhe shumëfunksionale që do të plotësojë nevojat e komunitetit të kulturës dhe të gjithë dashamirësve të artit në qytetin tonë

Postimi i plotë nga Kryetari Imri Ahmeti:

Me krenari nisim sot ndërtimin e Qendrës së re Kulturore – një hapësirë moderne dhe shumëfunksionale që do të plotësojë nevojat e komunitetit të kulturës dhe të gjithë dashamirësve të artit në qytetin tonë.

Ky projekt, i financuar ekskluzivisht nga buxheti i komunës, do të ofrojë ambiente të përshtatshme për aktivitete të ndryshme kulturore, duke krijuar kushte më të mira për krijuesit, artistët dhe të rinjtë që janë pasionuar pas artit dhe kulturës. Objekti do të ketë 5,670 metra katrorë.

Puna për ndërtimin e këtij objekti të rëndësishëm pritet të përfundojë deri në fund të vitit të ardhshëm, duke sjellë një qendër kulturore të nevojshme për qytetin tonë.

Urime të gjithë qytetarëve!

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Lipjan, ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari (m/k), pasi që në vazhdimësi...

Dyshohet se u vodhën para nga arka e bamirësisë në një xhami në Lipjan

VJEDHJE E RËNDË Policia Kosovës ka njoftuar se dyshohet se dy persona  meshkuj shqiptar shtetas...

Nis viti i ri shkollor në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan

Në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan ka nisur viti i ri shkollor për të...