Sot 19 vjet ra heroikisht në altarin e lirisë Dëshmori Kombit Haradin Asllan Bajrami “DINAMITI“

PUBLIKUAR

Drenica me gjak vulosi historinë kombëtare me trima të lindur dhe të rritur me atëdhedashuri të brymosur me idealin kombëtar të cilët që në fëmiri mësuan se çfarë do të thotë Liri, Atdhe, e Bashkim Kombëtar. Një ndër ta është edhe dëshmori ynë Haradin Asllan Bajrami.
Haradim Bajrami, djali i Asllanit dhe Nënës Sadije, u lind në fshatin Rreze (ish- Leletiq), të Lipjanit.

Ishte pjestarë i një familje të varfër fshatare, por e njohur për trimëri dhe kunderveprim ndaj regjimit okupator serb. Shkollen fillore e kreu ne Magurë. Edhe pse në kushte tejet të rënda ekonomike, Haradini arriti të kryjë edhe shkollen e mesme në Lipjan. I rritur dhe i edukuar në frymen atëdhetare Haradin Bajrami merr pjesë në demostratat e rinisë studentore të vitit 1981.
Me von e vitin 1984, shperndanë panfleta dhe shkruan parolla për kerkesën Kosova Republikë.
Nderkohë pushtuesit serb të asaj kohe zbuluan aktivitetin e ti dhe organet gjyqesore e denojnë me dy muaj burg, të cilin e mban në burgun e Gjyrakofcit. Haradini kishte prirje për gdhendje të gurit dhe qysh heret kishte filluar të rregullonte pllaka varrezash. Nga kjo punë dhe punë te tjera mbante familjen me shume antarë. Me rastin e zgjërimit të pikave të UÇK-së në fshatrat e Blinajes (ish-Lipovic) se Lipjanit, në muajin qershor të vitit 1998, Haradin Bajrami se bashku me vëllezërit merr pjesë në ndertimin e rruges dhe në hapjen e istikameve.

Po ashtu shtëpija e tij në hyrje të fshatit Leletiq, afër pyllit të dendur të Bilnajes, bëhet bazë e sigurt për luftetaret e lirisë, të cilet po vëzhgonin territorin dhe po pergaditnin për ta zgjeruar luften edhe në drejtim të fshatrave të rrafshit të Kosoves. Në qershor të vitit 1998 Haradin Bajrami inkuadrohet në radhët e UÇK-së. Asokohe në piken e Blinajes komandonte, Shukri Buja, nderkohë që në luften për çlirim të Kosoves ishin angazhuar edhe shumë veprimtarë të fshatrave rreth Blinajes e me gjerë nga komuna e Lipjanit, si Heset Sahiti nga Potorofci, Xhavit Kozhani nga Ribari i Madh, mjeku Fitim Selimi nga fshati Banullë e shumë të tjerë.

Haradin Bajrami ka marr pjesë në luftimet, që forcat ushtarake dhe policore serbe kanë zhvilluar kundër pikave të UÇK-së në Vershefc, Leletiq, dhe në Blinaj, në korrik të vitit 1998.

Pasi forcat serbe granatojnë fshatrat dhe deportojnë te Hoteli i Blinajes, luftëtarët e Leletiqit të Vershefcit, Ribarit të Madh e fshatrave të tjera të pjeses lindore të kompleksit pyjor të Blinajes deportojn te fshatrat Krojmir e Shalë, ku sistemohen në dy bataljone të Brigades 121, në Bataljonin e parë “Imer Alushani” dhe në Bataljonin e dytë “Ruzhdi Salihu”.

Haradin Bajrami së bashku me Ali Mejzinollin, Fadil Kastratin e luftetarë të tjerë, në shtator të vitit 1998 kanë sulmuar një patroll policore te Hoteli i Blinajes ku mbetën të vrarë dy oficer serb. Nderkohë komandant i pikes së Blinajes deri te fshati Mirenë ishte caktuar Ramiz Shala nga fshati Kleqkë. Haradin Bajrami ishte caktuar komandant i Togut në piken e Mirene-Blinajë.

Pas masakres serbe në fshatin Reqak të Shtimes, me 15 janar të vitit 1999, ku kishin ra 11 luftetar të lirisë dhe ishin masakruar mizorisht 42 pjestar nga radhët e popullsisë civile, Haradin Bajrami me luftëtarë të tjerë në shenjë hakmarrje kanë sulmuar forcat serbe tek Hoteli i Blinajes. Me vonë ai me togen e tij kishte marrë aksion për të sulmuar forcat serbe të cilët ishin vendosur në vendin e quajtur “Kodra e Barotit” në Blinajë.

Duke qenë se e njihte mirë çdo vend në kompleksin e Blinajes, ku tashmë kishin deportuar forcat serbe, të cilat nuk ndiheshin fare të sigurt në atë teren. Ngaqë nga të tri anët ishin të rrethuara nga lufetaret e UÇK-së – Haredin Bjrami me togun e tij kalonte nga një vend në tjetrin për të vazhduar levizjet e mundeshme të forcave të shumta ushtarake policore serbe. Në dimrin e vitit 1999, sidomos pas fillimit të sulmve të NATO-s ushtria Serbe kishte zbarkuar një kontingjent tejet të madh të forcave të tij. I kishte kamofluar në pyjet e denduar të kompleksit pyjor të Blinajes. Konsiderohet se atje ishin dislokuar mijera ushtar serb. Serbet kishin minuar teritorin ku konsideronin se kalonin gjate nates luftetaret e UÇK-së të cilët po ashtu minonin terenin forcave serbe. Me 2 prill 1999 Haradin Bajrami ndodhet me togun e tij në vendin e ashtuquajtur “Ligata e Madhe” ne Blinajë. Papritmas bie në fushë të minuar ku merrë plagë të rënda. Në fushen e minuar kishte marrë lendime edhe ushtari Driton Grantolli nga fshati Shalë.

Bashke luftetaret e tërhqin Haradin Bajramin nga fusha e minuar dhe e dergojnë në ambulancen e fshatit Shalë, ku ndodhet edhe mjeku i luftës Fitim Selimi.

Përpjekjet për t’ja shpëtuar jetën kishin qenë të kota, ngaqë Haradini kishte marr lendime vdekjepruse, dhe me 2 prill të vitit 1999 ai bie heroikisht për të mos vdekur kurrë.

Haradin Bajrami la pas vetës një familje të madhe. Ai ishte i martuar me Rukie Sahiti. Ai ka lenë katër djemtë: Sabedinin, Liridonin, Dardanin, Perparimin, si dhe vajzen Fatlinden.

Ka lenë dhe vëllezërit: Rexhepin, Shabanin, dhe Abedinin, si dhe motrat: Habiben, Fazilen, Linditen, Halimen, Teuten, Aferditen, dhe Arditen. Dhe nënë Sadijen që sot është krenare me nipat dhe mbesat e saj.

Bashkluftetaret dhe familja e deshmorit, ia kane venë pllaken përkujtimore në hyrje të fshatit Rreze. Familja e tij ka marrë mirnjohje nga Shtabi i përgjithshëm i UÇK-së, nga Ministria e Mbrotjes e Qeverise së përkoshme të Kosoves, nga shoqatat e luftes dhe nga Kuvendi Komunal i Lipjanit.

Në shenjë përkujtimit per vepren heroike të deshmorit Haradin Bajrami, rruga prej udhëkryqit të Lipjanit deri te qendra e qytetit, te Stacioni Policor, është emërtuar me emrin e ketij deshmori. Në Prill te vitit 2011 Shkolla Fillore e Mesme e Ulët në fshatin Magurë, e ndarë në 4 paralele Leletiq, Mirenë, Qylagë dhe Blinajë u emertua me emrin e Deshmorit Haradin Bajrami.

Emri i Deshmorit perseri u trashëgua në familjen Bajrami ku sot e mban emrin me krenari nipi i tij Haradin Sabedin Bajrami.

Fytyra e tij u gdhend në mermer dhe ajo nuk do të ndryshoj kurrë brez pas brezi do të qendrojë e tillë, do kalojnë gjenerata dhe vepra e tij do të kujtohet përherë.

Ndonse pranvera është e varreve,
ndonse dhëmbja është e lotëve,
e kaluara i përket një historie të errët…
…por e jona është e ardhmja!
Pranvera është e luleve.
Liria është e Dëshmorve.
Ohhh Liria është e jona!
Kjo është ëndrra e madhe!
Ky është ideali…
Kjo është vepra e gjithë atyre që pranveren ja falen Shqiperisë së lirë…

Në kujtim të vepres heroike të dëshmorit.

SHIKO MË SHUMË

Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një burrë në Janjevë

Një burrë është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së dielës në Janjevë. Policia ka...

Burri rrahu gruan dhe vajzën në Lipjan, më pas u arratis

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Lipjan, ku burri...

Vrasje në tentativë në Brus të Lipjanit, e gjuajti me armë zjarri dhe u largua, i lënduari mori tretman mjekësor

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje pasdite në Brus të Lipjanit. Atje një burrë...