Sony po teston një makinë elektrike në rrugë

PUBLIKUAR

Sony i befasoi shumë këtë viti duke prezantuar një makinë prototipi elektrike.

Sony bëri një prototip edhe më herët për të shfaqur teknologjinë e tyre në botën e automobilave, kështu që ata vendosën të bëjnë makinën e tyre dhe ta hedhin në treg, transmeton Telegrafi.

Ajo është një veturë që ka një motor të dyfishtë prej 200 kW, një i montuar në pjesën e përparme dhe tjetri në skajin e pasëm të automjetit. Arrin 100 km / orë në 4.8 sekonda dhe ka një shpejtësi maksimale 240 km / orë.

Vision-S, siç quhet ky model makine, ka 33 sensorë të ndryshëm që sigurojnë drejtim autonom, por edhe mundësi të tjera, siç është njohja e njerëzve brenda dhe jashtë automjetit, raporton PCpress.

Njohja e njerëzve në automjet lejon që çdo drejtues i njohur të rregullojë automatikisht parametrat e drejtimit ashtu siç preferon ai person. Dhe sigurisht, pasi është Sony, shumë vëmendje i kushtohet argëtimit në makinë.

Makina përmban 360 Reality Audio me altoparlantë në secilën nga katër mbështetëset, si dhe një ekran panoramik. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...