Sony dhe Honda planifikojnë shitjen e makinave të tyre elektrike në SHBA në vitin 2026

PUBLIKUAR

Sony dhe Honda kanë njoftuar se planifikojnë të fillojnë shitjen e automjeteve të tyre elektrike të zhvilluara së bashku në SHBA në fillim të vitit 2026.

SHBA-ja është zgjedhur si tregu i parë për shkak të shijes së saj të zhvilluar mirë për veturat elektrike, transmeton Telegrafi.

Makinat do të dalin në shitje në Japoni më vonë të njëjtin vit, dhe më pas, ndoshta, në Evropë. Porositë paraprake për automjetet do të hapen në vitin 2025.

Dy kompanitë japoneze njoftuan se do të punonin së bashku në një sipërmarrje të re 50-50 në fillim të këtij viti, me kompaninë më vonë të quajtur Sony Honda Mobility.

Aleanca synon të bashkojë ekspertizën e Honda-s në prodhimin e makinave me aftësitë e Sony në fushat e sensorëve, softuerit dhe argëtimit. Kompanitë shpresojnë se duke bashkuar forcat mund të arrijnë të konkurrojnë me prodhuesit më të rinj të EV, si Tesla në SHBA dhe BYD në Kinë.

“Dorëzimi i parë [i automjeteve] pritet të jetë në Amerikën e Veriut në pranverën e vitit 2026. Në Japoni, dorëzimi është planifikuar të fillojë në gjysmën e dytë të vitit 2026”,  tha Yasuhide Mizuno, kryetar i Honda Mobility. /Telegrafi/

LAJME TË TJERA

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Në Kosovë në pesë ditët e ardhshme pritet të mbajë mot i ngjashëm me...

Zjarr në një objekt në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar për zjarrvënie në objekt, i cili është...

Messi theu rekordin e Ronaldos, bëhet futbollisti me më së shumti gola në top-ligat evropiane

Lionel Messi ka thyer një tjetër rekord të vendosur nga rivali i tij, Cristiano...

Joseph: Kriza në veri e Ballkan përfundon kur katër shtetet e NATO-s e njohin Kosovën

Njohësi i Ballkanit, Edward P. Joseph, ka thënë se gjithë rrëmuja e Ballkanit dhe...

SHIKO MË SHUMË

Lamborghini Countach klasik pritet të dalë në ankand

Një Lamborghini Countach klasik i gjetur në një hambar pritet të shitet me një...

Mini SUV-i elektrik, Baojun Yep që kushton shumë lirë – vjen me një ekran mbrapa si një ‘Smart Watch’ ku mund të ndani mesazhe...

Më 25 prill, një sipërmarrje e përbashkët midis firmave SAIC Motor, General Motors dhe...

Ford publikon një video ngacmuese për një model elektrik të ri për Evropën, mund të jetë furgoni E-Transit 2023

Ford Europe ndau një video të shkurtër ngacmuese të një veture të re elektrike...