Sonte masat e reja, Zemaj u bën thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Leposaviq: Policia e Kosovës gjatë një bastisje gjen narkotikë, armë zjarri dhe municion

Policia e Kosovës, më saktë Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik gjatë një...

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot me diell dhe vranësira të...

Nga sonte në orën 18:00, hyjnë në fuqi masat e reja.


Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, me këtë rast ka bërë thirrje te qytetarët t’i respektojnë masat dhe të qëndrojnë në shtëpi.

“Nga sot, në orën 18:00, janë në fuqi masat e reja të Qeverisë së Kosovës. Lëvizja e qytetarëve, është e përcaktuar sipas numrit të të infektuarve në 7 ditët e fundit, me zona. Në zonën e kuqe janë 9 komuna, në zonën e verdhë janë 19 komuna dhe në zonën e gjelbër janë 10 komuna. Masat do zbatuar dhe përmbajtur të gjithë, pa përjashtim. Por, pa ndihmën e përkrahjen tuaj, nuk mund të arrijmë sukses. Pengimi i virusit është prioritet. Prandaj masa e kufizimit të lëvizjes është masë parandaluese, si dhe masat tjera për luftimin e virusit”, shkroi Zemaj në Facebook.

Në këtë luftë kundër virusit Covid 19, Zemaj thotë se “jemi bashkë”.

“Me të gjitha institucionet qendrore dhe lokale, dhe ju, qytetarë të nderuar. Andaj, fitorja jonë kundër virusit fillon nga ju, ruajtja e shëndetit tuaj, të familjes tuaj. Kështu duke e penguar përhapjen e virusit, ju e ndihmoni sistemin tonë shëndetësor, mjekët dhe infermierët, kështu ju ndihmoni shtetin tonë. Bashkëpunimi, mirëkuptimi, besimi, durimi, guximi dhe solidariteti, do të jenë tepër të domosdoshme për të gjithë neve, për ta fituar këtë luftë nga një armik si virusi”, shkruan tutje Zemaj.

Zemaj thotë se kushti i parë për sukses në këtë betejë, është të mos i japim hapësirë e mundësi virusit.

“Secili e ka në dorë ta kufizojë mundësinë e veprimit të tij, prandaj qëndro në shtëpi. Mjekët, infermierët, stafi teknik, Policia e Kosovës, Inspektoratet qendrore, Inspektoratet komunale, Shtabet emergjente, donatorët vendorë dhe ndërkombëtarë, janë në krye të detyrës. Mos ua vështirësoni atyre punën dhe vetes jetën. Edhe vendi ynë i ka mundësitë e kufizuara për numrin alarmant të të infektuarve. Mos e shto numrin e të infektuarve nga pakujdesia apo moszbatimi i masave. Përfill masat për pengimin dhe luftimin e virusit. Ne, bashkë, do ta fitojmë luftën me kontributin e secilit nga Ju. Bëhu pjesë e secilës betejë, duke respektuar masat, ta fitojmë luftën kundër Covid19”, shkroi tutje ministri i Shëndetësisë.

SHIKO MË SHUMË

Leposaviq: Policia e Kosovës gjatë një bastisje gjen narkotikë, armë zjarri dhe municion

Policia e Kosovës, më saktë Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik gjatë një...

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot me diell dhe vranësira të...

Kusari-Lila demanton Vlora Çitakun: Me PDK-në s’kemi biseduar për zgjedhjet

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, i është kundërpërgjigjur...