Sonda kineze lëshohet në pjesën e errët të Hënës

PUBLIKUAR

Agjencia Kineze e Hapësirës e ka publikuar fotografinë e parë të fluturakes “Chang’e 4” në pjesën e skajshme të Hënës. Roboti lëvizës është shkëputur me sukses nga sonda dhe ka filluar të lëvizë në sipërfaqen e Hënës, rreth 12 orë pas lëshimit në sipërfaqen e saj.
Shefi i këtij misioni, Wu Weiren, ka thënë se shkëputja e robotit nga fluturakja është një hap i vogël për pajisjen, por një hap gjigant për kombin kinez. Pritet që gjatë këtij misioni të bëhen teste të sipërfaqes së Hënës dhe matje të temperaturës së saj në atë pjesë, në mënyrë që të zbulohet origjina e rezervave të ujit.

Agjencia shtetërore e lajmeve ka thënë se në këtë sondë ndodhet edhe një bimë e cila pritet ta çelë lulen e parë në Hënë. Suksesi i kësaj anije kozmike po vlerësohet si hap i rëndësishëm për ambiciet e Kinës në hapësirë. Pjesa e skajshme e Hënës njihet edhe si pjesa e errët, ndonëse nuk është më e errët se pjesa tjetër. Ajo i nënshtrohet fazave të njëjta të ndriçimit nga Dielli, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...