Sonda amerikane “Dawn” përfundon misionin 11-vjeçar në Hapësirë

PUBLIKUAR

Dawn, sonda e NASA-s e cila eksploroi dy objektet më të mëdha në rripin e asteroideve, nuk është më në aktivitet pas njëmbëdhjetë vitesh në hapësirë, njoftuan sot drejtuesit e misionit.

Shkencëtarët ishin në dijeni të faktit rreth një muaj më parë. ”Dawn” po i mbaronte karburanti, hidrazinë, e cila mbante antenën e anijes kozmike drejt Tokës dhe e ndihmonte në orientimin e paneleve të saj diellore drejt Diellit për tu rikarikuar.

Më pas sonda humbi komunikimet e planifikuara me NASA-n të mërkurën dhe të enjten, dhe agjencia amerikane e hapësirës e deklaroi zyrtarisht atë të fikur, përcjell Atsh.

Fakti që suporti i targës së makinën time njofton se automjeti im tjetër është në rripin kryesor të asteroideve “tregon se sa krenar ndihem për Dawn”, pohoi drejtori i misionit, Marc Rayman.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...