Solskjaer pasi Man United u bë lider i Premierligës: Na e sillni Liverpoolin

PUBLIKUAR

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, ka këmbëngulur se lojtarët e tij janë të gatshëm për Liverpoolin, pasi e morën kreun e tabelës në Premierligë pas fitores kundër Burnley të martën.

Goditja e devijuar me vollej e Paul Pogbas ia siguroi Unitedit një fitore 1:0 kundër Burnley në Turf Moor, falë të cilës djajtë e kuq tani janë liderë me një epërsi prej tri pikëve ndaj kampionit në fuqi, Liverpool, raporton Gazeta Express.

Kjo fitore e Unitedit vjen para takimit me Liverpoolin të dielën.

Po ashtu, me këtë triumf skuadra e Solskjaer është e pamposhtur në 15 ndeshje në udhëtim në ligë.

“Është fantastike të jesh në këtë pozitë. Natyrisht, ne e dimë se do të përballemi me kampionin, i cili ka qenë i jashtëzakonshëm në këto tri vjet e gjysmë. Do të jetë ndeshje e vështirë për ne, por ne jemi të gatshëm për këtë”, tha Solskjaer.

“Ne nuk kemi mundur të kërkonim kohë më të mirë për të luajtur kundër tyre, sepse jemi në gjendje të mirë, në formë të mirë dhe të uritur. Kjo është gjë e mirë sepse djemtë duan të përmirësohen dhe ky do të jetë test për cilësinë dhe karakterin e tyre”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...