Solskjaer: Mendojmë vetëm ta mundim Cityn, jo për titullin

PUBLIKUAR

Ole Gunnar Solskjaer pranon se mes Unitedit dhe Cityt ka një diferencë të konsiderueshme, me rivalët që renditen +14 pikë nga vendi i dytë dhe kanë 21 radhazi në të gjitha kompeticionet.

Para ndeshjes, trajneri norvegjez tha se do të tentojnë ta mposhtin Cityn, por jo që janë duke menduar për titull.

“Fokusi ynë është vetëm te kjo ndeshje dhe jo ku do ta mbyllim sezonin. Ne duhet thjesht që të jemi Unitedi më i mirë i mundshëm dhe përpiqemi të përmirësohemi nga sezoni i shkuar” – tha Solskjaer.

Solskjaer përsëriti se ai nuk do të ketë shumë para në dispozicion në merkaton e verës për shkak edhe të efekteve të pandemisë, por nuk preferoi të hynte në krahasime me forcën blerëse të komshinjve të tyre.

“Unë fokusohem vetëm tek ajo që ne bëjmë. Ne kemi modelin tonë dhe si klub besojmë në një filozofi të caktuar për ta bërë. Nuk është pozicioni im për të komentuar klubet e tjera dhe t’u krahasuar me të tjerët. Secili klub e bën merkaton sipas mënyrës së vetë” – theksoi trajneri i “Djajve të Kuq”.

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...