Solskjaer i zhgënjyer

PUBLIKUAR

Villarreal është fituese e Europa League pas një ndeshje “maratonë”, e cila u mbyll vetëm përmes penalltive.

120 minutat përfunduan në barazim 1-1 me gola të shënuar nga Gerard Moreno për spanjollët dhe Edinson Cavani për Manchester United.

Skuadra e Unai Emery u tregua më e ftohtë te penalltitë. Pas plot 21 goditjeve të sakta nga pika e bardhë, erdhi dështimi e ai ishte David de Gea.

Sido që të jetë, Ole Gunnar Solskjær thotë se Unitedi është dashur ta “vriste” ndeshjen shumë kohë më parë.

“Nuk luajtëm aq mirë siç dimë të luajmë… nuk krijuam shanse të mjaftueshme. Ky është futbolli, ndonjëherë vendos një goditje. Jemi të mërzitur, të dëshpëruar të gjithë”, u shpreh ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...