Solskjaer gjuan topin te Cavani

PUBLIKUAR

Solskjaer dëshiron që Cavani të qëndrojë në “Old Trafford” të paktën edhe nëj sezon.

Edinson Cavani ka nisur të gjejë veten te “Djajtë e Kuq”.

Ditë pas dite ai po luan më shumë dhe po përshtatet në ekipin e Manchester United.

Cavani shkëlqeu edhe mbrëmë në Europa League duke i shënuar dy gola Romës në fitoren 6-2 të Manchester United.

Ai shkoi në kuotën e 12 golave në 33 paraqitje, derisa ka dhuruar edhe pesë asiste.

Cavani vazhdon të mendojë se ku do të vazhdojë karrierën sezonin tjetër, por Ole Gunnar Solskjaer e do patjetër edhe një vit në “Old Trafford”. “Ai e di se çfarë dua dhe e din se do të më pëlqente ta kem këtu edhe për një vit tjetër”, u shpreh mbrëmë Solskjaer. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...