Soja – ilaç për dhembje dhe temperatura të larta

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të...

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Për shkak të përbërësve të dobishëm, në mjekësinë popullore përdoret si ilaç për disa probleme shëndetësore

Soja është artikull jashtëzakonisht i vlefshëm, që ka aplikim më të gjerë sesa në ushqim. Rekomandohet për heqjen e temperaturës së lartë, eliminimin e procesit të inflamacionit si edhe si melhem për ato pjesë që dhëmbin.

Flasteri nga soja e papjekur është më frytdhënës. Përgatiteni duke qitur në 5 filxhanë ujë një filxhan sojë të papjekur (të gjelbër) dhe lini të qëndrojnë tërë natën.

Në mëngjes sojën grimcojeni, shtoni pak miell dhe do të keni pastën e ngjitshme në fashë apo në letër të yndyrtë, e cila duhet të jetë e trashësisë 1 cm.

Qiteni në lëkurë dhe ndërrojeni sapo të thahet, gjithnjë derisa problemi shëndetësor të qetësohet, transmeton Telegrafi.

Djathin tofu nga soja gjithashtu mund ta përgatisni në formë flasterësh. Heq në mënyrë efikase temperaturën e lartë, shëron djegiet e shkallës së dytë dhe të tretë, përdredhjet, ndrydhjet dhe proceset inflamatore.

 

 

Përgatiteni në atë mënyrë që më parë nga pjesa më e vogël e djathit tofu me ndihmën e fashës të kulloni ujin e tepërt.

Pastaj djathin tofu të grimcuar përzieni me 5 g xhenxhefil të grirë në rende dhe me një lugë supe miell.

Të gjithë përbërësit përzieni mirë, ndërkaq përbërjen e përftuar përdoreni në të njëjtën mënyrë si edhe flasterin nga soja. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Keni qarkullim të dobët të gjakut: Me ndihmën e këtyre artikujve do ta rregulloni shumë lehtë!

Duke pasur parasysh që qarkullimi i gjakut ndihmon bartjen e oksigjenit dhe nutrienëve në...

Llojllojshmëria e vitaminave B: Në cilin ushqim më së shumti ka dhe cili është më i rëndësishmi?

Ekzistojnë 8 vitamina të ndryshme në grupin e vitaminave B: tiamina, riboflavina, niacina, thartira...

Zgjidheni problemin e rritjes se thoit në mish te fëmijët

Me një masazh të thjeshtë në shtëpi, mund t’ua lehtësoni vuajtjen në vetëm 7...