“Sofra e Ramazanit” ndihmohen 100 familje në Komunën e Lipjanit

PUBLIKUAR

Bashkësia Islame në Lipjan ka njoftuar se Shoqata “Bereqeti” për aksionin “Sofra e Ramazanit”, sot në Komunën e Lipjanit përcaktoi që të ndihmohen 100 familje skamnore.

Sipas këtij njoftimi thuhet se familjet u përcaktuan nga Imamët e Xhamive të Komunës sonë, duke i mbuluar të gjitha fshatërat me familjet që kanë nevojë të ndihmohen.

 

Njoftimi plotë nga Policia:
Lipjan, 18 mars 2023

#Sofra_e_Ramazanit

Shoqata “Bereqeti” për aksionin “Sofra e Ramazanit”, sot në Komunën e Lipjanit përcaktoi që të ndihmohen 100 familje skamnore. Shumë familje u ndihmuan sot, ndërsa aksioni vazhdon edhe ditëve në vazhdim.

Familjet u përcaktuan nga Imamët e Xhamive të Komunës sonë, duke i mbuluar të gjitha fshatërat me familjet që kanë nevojë të ndihmohen.

Në këtë aksion humanitar ishte Drejtori i Shoqatës “Bereqeti” Behxhet Ajvazi me bashkëpunëtorë dhe Drejtuesit e KBI Lipjan së bashku me Imamët që ndihmuan aksionin në fjalë.

Këto pako janë donacion nga Qendra e Mbretit Salman të Mbretërisë së Arabisë Saudite.

SHIKO MË SHUMË

Burri rrahu gruan dhe vajzën në Lipjan, më pas u arratis

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Lipjan, ku burri...

Vrasje në tentativë në Brus të Lipjanit, e gjuajti me armë zjarri dhe u largua, i lënduari mori tretman mjekësor

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje pasdite në Brus të Lipjanit. Atje një burrë...

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Lipjan, e cila dyshohet se ka...