SMS-i i rrejshëm që iu shpërnda sonte kosovarëve, për rrezet e rrezikshme afër Tokës

PUBLIKUAR

Në rrjete sociale ka  qarkulluar një SMS ku thuhej se sonte pas mesnate do të jetë e rrezikshme të mbahet telefoni afër. Mirëpo, ky pretendim ka qarkulluar  për vite dhe i njëjti nuk ka asnjë kuptim shkencor.

Kësisojë, ky SMS pasqyronte se rrezet kozmike do të kalojnë pranë Tokës, duke shkaktuar kështu efekte anësore në trupin e njeriut, transmeton Indeksonline.

“Sonte, nga ora 00:30 deri 03:30 mos harroni të fikni telefonin, telefonin celular, tabletën, etj. Dhe ta largoni atë nga trupi juaj. Singapore TV njoftoi këtë lajm. Ju lutem tregoni familjen tuaj dhe miqtë tuaj. Sonte, nga 00:30 deri në 03:30, planeti ynë do të jetë me një rrezatim shumë të lartë. Rrezet kozmike do të kalojnë pranë Tokës. Pra, ju lutemi të fikni telefonin tuaj celular. Mos e lini pajisjen afër trupit, mund të shkaktojë dëme të tmerrshme. Nëse nuk besoni, mund të kontrolloni në Google dhe NASA BBC News. Dërgo këtë mesazh për të gjithë që doni dhe ju duan”, ishte SMS që qarkulloi nëpër rrjetet sociale.

Për të shikuar videon, kliko këtu:

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...