Smaka: Nëse nuk i jepet mandati partisë së dytë s’ka shkelje nga presidenti

PUBLIKUAR

Eksperti i çështjeve ligjore, Riza Smaka, thotë se presidenti nuk bën shkelje ligjore nëse refuzon t’ia japë mandatarin LVV-së, sepse siç thotë ai procedura e presidentit në këtë rast nuk është obligative, por diskreciale, shkruan “Zeri.info”.

“Por mos të harrojmë kjo procedurë diskreciale nuk është obligative. Mund të mos ia japë mandatin partisë së dytë. Kur është fjala për autorizime diskrenciale, nuk është fjala për shkelje të dispozitës ligjore”, ka përfunduar Smaka.

Por njohësi i çështjeve politike në vend, Ramush Tahiri, në një bisedë për gazetën “Zëri” sjell një skenar në bazë të së cilit mund të formohet ose jo Qeveria e ardhshme pas rezultatit të 11 qershorit.

Ai e bën të qartë se nëse koalicioni PAN dështon në marrjen e votave për formimin e Qeverisë, atëherë automatikisht mandatari i kthehet presidentit Thaçi.

“Nëse PAN-i  nuk arrin të krijojë Qeverinë, duke mos i marrë votat e mjaftueshme prej 61 në Kuvend, e kthen mandatin te presidenti në pamundësi për të gjetur partner koalicioni qeverisës, atëherë presidenti e shfrytëzon të drejtën për ta caktuar një mandatar të ri nga partia apo koalicioni që e dëshmon se i ka votat e nevojshme në Kuvend për ta votuar Qeverinë”, ka thënë Tahiri./Zeri/.

SHIKO MË SHUMË

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...