Grumbuj të qenve endacakë, të cilët mund të përcjellin sëmundje, duke përfshirë tërbimin, janë një pamje e zakonshme në shumë qytete të Rusisë.
Dhe për këtë, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, politikanët duan që ata të pastrohen para se qindra mijëra të huaj të arrijnë për turneun e futbollit këtë verë.
Kontratat me vlerë prej miliona dollarësh janë nënshkruar për të eliminuar qentë në 11 qytete pritëse.
E aktivistët e të drejtave të kafshëve thonë se kontraktorët përdorin helm për të vrarë qentë dhe për të fituar deri në 140 dollarë.
Aktivistët janë të zemëruar që organizatori i Kupës së Botës FIFA po refuzon bëjë presion në qeverinë ruse mbi masakrën.
Një peticion online i nënshkruar nga më shumë se 90,000 veta është duke bërë thirrje për presidentin Vladimir Putin për të ndaluar vrasjet.


